-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Daily Mail shkruan për pushimet e Dua Lipsë: Udhëtimi luksoz i këngëtares në vendin tropikal

Kryesoret

Dua Lipa, këngëtarja shqiptare me famë botërore ka zgjedhur të pushojë në Jug të Shqipërisë këtë verë.

Por, për median britanike, Daily Mail, ky ka qenë një udhëtim luksoz i Duas në një vend tropikal. Në një artikull që Daily Mail shkruan për këngëtaren shqiptare, evidenton veshjet e yllit botëror, por ngatërron vendin. Pavarësisht se në një nga postimet, Lipa shkruan ‘Vajza shqiptare në Shqipëri’, Daily Mail thotë se këngëtarja po pushon në një vend tropikal.

“Këngëtarja dukej se po shijonte një udhëtim luksoz me miqtë e saj teksa pozonte në një vend tropikal. Ajo tregoi lëkurën e saj të bronztë pa të meta teksa pozonte pranë pishinës me një mikeshë. Në një tjetër foto, Dua dukej elegante me një fustan saten jeshil, të cilin e shoqëroi me një triko ngjyrë vjollcë. Bukuroshja e ka aksesuar fustanin me një çantë rrjetë jeshile dhe një palë vathë argjendi.  Ndërsa në një tjetër foto mahnitëse, këngëtarja e One Kiss mahniti me një mini fustan shumëngjyrësh të cilin e kombinoi me një kapele rozë të çuditshme në formë kove”, shkruan Daily Mail.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit