-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ministri i Brendshëm: Me 1 shtator mund të ketë sërish tensione mes Serbisë dhe Kosovës

Kryesoret

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se me 1 shtator mund të ketë sërish incidente në veri të Kosovës.

“Ne shpresojmë që jo, ne besojmë se nuk ka arsye, por po ashtu ka indicie që edhe mund të ndodhin”, ka thënë Sveçla.

Megjithatë, Sveçla ka garantuar se Policia e Kosovës, institucionet relevante të sigurisë në vend si dhe dikasteri të cilën ai e drejton, janë të përgatitur të ballafaqohen me çfarëdo lloj situate.

“Institucionet tona janë të pjekura të forta dhe të gatshme t’i dalin në krye çfarëdo detyre të ligjshme që ata marrin. Ne kemi mbështetjen e pakursyer të faktorit ndërkombëtare”, ka shtuar ai.

Sipas Sveçlës, organizatori i barrikadave dhe faktori kryesor i cili po destabilizon situatën në Veri është Beogradi, në këtë rast presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe vartësi i tij Aleksandër Vulin, të cilët janë të koordinuar me strukturat paralele serbe.

“Ne vërejmë elemente të Rusisë në Kosovë, kishim spiunë të Rusisë të hynin në Kosovë. Vërehen elemente të Rusisë në këto trazira që Serbia po i shkakton në Kosovë. Ne jemi të gatshëm të merremi edhe me ta”, tha ai.

Sveçla, ka mohuar në mënyrë kategorike mundësinë e shtyrjes së serishme të vendimit për konvertimin e targave dhe reciprocitetit me targa.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit