Qyteti i kalasë mesjetare i Granadilla është një qytet fantazmë. Vizitorët mund të shikojnë në dhomat e zbrazëta, të enden përgjatë rrugëve të rrethuara me mure dhe të shikojnë qytetin nga maja e kështjellës.
Por askush nuk jeton atje. Që kur banorët u dëbuan në vitet 1960. Themeluar nga myslimanët në shekullin e IX-të, Granadilla zinte një vend strategjik që i lejonte banorët të mbanin një sy vigjilent nga Ruta de la Plata, një rrugë e lashtë tregtare dhe udhëtimi në të gjithë rajonin.
Kaluan vitet, gjërat ndryshuan.
Tani, ai është një nga fshatrat e paktë të kalasë spanjolle ku muret e lashta janë ende të paprekura. Komuniteti që jetoi atje deri në vitet 1960 nuk është më.
Gjatë diktaturës së Francisco Franco-s, në vitet 1950, nisi të dukej fundi.
Asokohe, Spanja filloi projektin masiv të ndërtimit të digave si një mënyrë për të nxitur ekonominë gjatë periudhës së izolimit.
Më e madhja nga këto përpjekje ishte rezervuari i Gabriel y Galán në lumin Alagón dhe në vitin 1955, zyrtarët dekretuan se Granadilla ishte në zonën e përmbytjes dhe për këtë arsye duhej evakuuar.
Gjatë 10 viteve, të gjithë një mijë banorët u dëbuan me forcë, shumë prej të cilëve u zhvendosën në vendbanimet e kolonizimit pranë fshatit.
Kur uji filloi të ngrihej në vitin 1963, ai i mbuloi të gjitha, përveç një rruge për në fshat, duke e kthyer atë në një gadishull. Vetë qyteti nuk u përmbyt kurrë.
Megjithatë, banorët nuk u lejuan të kthehen.
Përvoja ishte traumatike për vendasit, ka thënë Eugenio Jiménez, president i Shoqatës Sons of Granadilla. “Ata na nxorën jashtë, duke pretenduar se diga do të përmbyste qytetin, gjë që ishte e pamundur sepse qyteti është më i lartë se diga”.
“Por ato ishin kohë diktature dhe nuk kishim të drejta. Çka me të vërtetë më frustron është se në kohët demokratike kam qenë duke luftuar për rimëkëmbjen e Granadilla-s me ish-shoqatën e fëmijëve dhe asnjë qeveri nuk na ka dëgjuar”, ka vijuar ai.
Edhe sot, fshatarët nuk janë lejuar të rimarrin shtëpitë e tyre sepse qeveria ruan dekretin e përmbytjeve të nënshkruar nga Franco.
Megjithatë, vizitorët mund shkojnë për udhëtime ditore.
Qyteti u caktua një vend historiko-artistik në vitin 1980 dhe drejtohet si një muze i lirë, në ajër të hapur i mbikëqyrur nga Agjencia Autonome e Parqeve Kombëtare.