-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SPAK “fle” me kufje/ Ishte në dollap, si e “tradhtoi” familja “ushtarin” e Dumanit

Kryesoret

Operacioni “Plumbi i artë” arrestoi dje edhe një tjetër person, “ushtar” të Nuredin Dumanit, që ishte në kërkim, pasi ky i fundit foli duke treguar një pjesë të krimeve që ka kryer me Talo Çelën.

Por si u arrestua? Agim Gjini që ishte fshehur në dollap në momentin e arrestimit dyshohet se u lokalizua nga bisedat telefonike me familjen. SPAK e kishte nën përgjim duke e lokalizuar dhe më pas policia e arrestoi.

Gjini do të përballet me drejtësinë për akuzat e “Vjedhje me dhune” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve dhe e municionit luftarak”, kryer në bashkëpunim, në formë të posaçme “Grupi i strukturuar kriminal”, si dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

Konkretisht, Agim Gjini nga dëshmitë rezulton bashkëpunëtor i Nuredin Dumanit dhe Talo Çelës për një grabitje me armë në Shijak.

Dumani tregoi se në një nga episodet Dorjan Shkoza u kishte dhënë informacion se një person, i identifikuar si Astrit Ademi, mbante shumë para në një çantë gri.

Dumani tha se së bashku me Talo Çelën, Agim Gjinin dhe një tjetër person kanë thyer xhamin e makinës, kanë marrë rreth 20 mijë euro dhe janë larguar.

Vjedhjen e shumave të mëdha e konfirmoi edhe policia asokohe. “Nga hetimi rezulton se më datë 31.05.2013 në fshatin Marikaj, Vorë në pikën e grumbullimit të mjeteve të dala jashtë përdorimit në pronësi të shtetasit Gëzim Mamiu, tre persona të maskuar dhe të armatosur i kanë vjedhur shtetasit Astrit Ademi që kishte shkuar si klient  me mjetin e tij të markës AA887CL, shumën prej 7000 euro dhe një aparat celular të markës samsung me dy karta që i kanë gjetur në xhep si dhe shumën prej 9000 euro, 760.000lek që i kanë marrë në bagazhin e mjetit”.

Të akuzuarit që janë në arrati;
Ervis Martinaj
Florenc Çapja
Talo Çela
Eljo (Ervis) Bitri
Festim Qoli
Alban Bengasi
Elvin Merlika
Alket Xhixha
Marjus (Suel) Lulaj (Çela)
Agron (Kamber) Mehja
Aleks Çela alias (Tom Qorri)
Mikael Qosja (Kamami) (Stefo)
Abedin Mama (Dine Çami)

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit