Pak orë nga aksidenti i parë në Gaziantep ku humbën jetën 16 persona, Turqia është tronditur sërish nga një tjetër aksident tragjik, këtë herë në Merdin, ku raportohet për 10 të vdekur.
Pamje të rënda janë publikuar nga momenti i aksidentit. Sipas mediave turke, një aksident midis dy automjeteve në lagjen Derik pranë një karburanti, është shndërruar në një tragjedi, pasi një kamion është futur mes për mes turmës së njerëzve dhe mjekëve të emergjencave që po trajtonin të lënduarit.
Në pamjet e para nga vendngjarja shihet kaos total, teksa kamioni që vjen me shpejtësi ka marrë përpara njerëzit duke shkaktuar 10 jetë të humbura dhe shumë të plagosur.