Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ndodhet në jug për pushime me familjen duke marrë energji për festivalin ‘Sunny Hill’ që do të mbahet më 26, 27 dhe 28 gusht në Tiranë.
Dua ka postuar në rrjetet sociale disa video ku shfaqet me vëllanë Gjin Lipa duke kënduar këngë të Armend Rexhepagiçit dhe Nexhmije Pagarushës.
Drejt jugut për të takuar Duan ka “nxituar” edhe ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim që shfaqet në tryezë buzë detit me familjen Lipa.