…Te ne kjo Lopë ka pasur e ka ende qumēsht boll. Tani varet si do e ushqejmë. Si e mjelim. Sa e si ja derdhim a shkapërderdhim qumështin e bollshëm.
…Turizmi mbledh pothuaj gjithshka që ka vendi…Po dite ta japësh, të jep…Si lopa. Po e mbajte mirë, po e ushqeve mirê e me dashuri, e që në vogëli…të jep prodhim e e shet e të mban me të mira sa të kesh jetë
Po e fryve me OMGj shiringa, …me t’rrafme, m’shkelma…Po ja shtrydhe barbarisht sisët, ja zhubravite, të le në baltë. Madje edhe sa është ende e re. E porsa mbarështuar…
…Kështu nisi mirë e po vijon keq tek ne me lopën turizëm. O burra ta mjelim! O burra ta shtrydhim! T’i marrëm ç’t’i marrëm. T’ja kërrejmë edhe me pinca, edhe me darë, t’ja çkulim qënin e lekut…
Kësisoj shpejt s’do ju mbeten veçse kockat e qimet.
Do ju mbeten edhe pendët…Që do na i lenë të gjithë ata që ka ca vite erdhën edhe këtu më nê fund për qumësht. Që na i pëlqyen. Po jo për ta paguar si frëngu pulën.
Se ja ku e kanë grekun, malazezin, tërë Mesdheun e botën mbarë. Nuk kemi vetëm ne qumësht. Qumësht e lopë ka kudo. Ka rëndësi di e prodhon qumështin…sa e mban qumështin… si e shet qumështin….
Po vazhduat kështu, nuk do keni më as qumësht…Po edhe po t’ju ketë mbetur pak nuk do keni më klientë…Do putheni me Milo-klientët e fundit…