-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kush është Svetlana Timofoeva, rusja e arrestuar në Gramsh si e dyshuar për spiunazh?

Kryesoret

Svetlana Timofoeva është 33-vjeçarja ruse e cila u raportua nga autoritetet shqiptare si një nga tre personat e arrestuar të shtunën, pasi kishin tentuar të hynin në uzinën ushtarake të Gramshit, duke lënduar edhe dy efektivë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Nga një kërkim në rrjet, Svetlana rezulton se prezantohet si fotografe dhe blogere, me pseudonimin Lana Sator. Fotografitë e saj janë publikuar në media të ndryshme ndërkombëtare, si CNN dhe Daily Mail.

Dhjetë vite më parë ajo udhëtonte në Rusi dhe vendet e ish-Bashkimit Sovjetik për të fotografuar bazat ushtarake të braktisura. Ndërsa në vitin 2019, fotografitë e realizuara prej saj në Katedralen e Notre Damme në Paris pas djegies u publikuan edhe në CNN.

Timofoeva u arrestua të shtunën bashkë me rusin 24-vjeçar, Mikhail Zorin, dhe një shtetas me pasaportë ukrainase, të identifikuar si F.A, 25 vjeç. Ky shtetas dyshohet se ka edhe llogarinë në Instagram “cyanidium”, ku janë publikuar foto nga Shqipëria gjatë ditëve të fundit, me makinën Chevrolet me të cilën u arrestua, por edhe nga baza të tjera ushtarake në Shqipëri, ku ai mendohet të jetë futur disa vite më parë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit