Sot do të ndodhë një ngjarje qiellore e rëndësishme: Hëna e plotë në Ujor. Si ndikon kjo në shenjën tënde?
Dashi
Përqafo kreativitetin tënd dhe shprehe atë në mënyrat që ti di. Hëna e plotë në Ujor të nxit të ndjekësh dëshirat e tua dhe të gjesh mjetet e duhura për t’i realizuar ato. Tregohu i/e qartë për ato që do dhe përmbushi pasionet e tua. Gjatë kësaj periudhe mund të të duket e vështirë që të lidhesh me të ngjashmit e tu, por mos u shqetëso, është thjesht kalimtare.
Demi
Është mëse ok të qëndrosh në shtëpi dhe të rikarikohesh. Merr kohën e nevojshme për t’u rehatuar dhe argëtuar brenda dhomës tënde. Lejoje veten që të rehatohesh, të gjesh filmin apo serialin e preferuar (ose të dyja) dhe të marrësh të gjithë kohën e botës për të bërë atë që di të bësh më mirë: të pushosh.
Binjakët
Si i shpreh ndjesitë dhe mendimet e tua? Reflekto mbi informacionet që ke marrë këto kohë, mendo mbi idetë e tua. Mos ndoshta duhet të përmirësosh ndonjë? Kjo periudhë të gjen më reflektues/e se zakonisht dhe po, është momenti perfekt që ta bësh një listë me ato që të shërbejnë dhe jo.
Gaforrja
Ndonjëherë nuk të duhen as meditime, as të pozicionosh chakrat; ndonjëherë thjesht duhet të thuash “jo”. Gjatë kësaj kohe, mos u shqetëso për pritshmëritë e të tjerëve, por respekto kufijtë e tu. Mund të përjetosh shumë ndjenja, ama duhet t’i besosh vetes dhe qëllimeve të tua.
Luani
Mos harro: ke veten prioritet. Nuk ka rëndësi sa i do të tjerët, sërish mund të marrësh një pushim prej tyre. Lëre të lirë (ose në të shkuarën) një ish-të dashur, ish-mik/e, apo edhe të afërm. Mund të derdhësh lot, por do marrësh mesazhet e duhura. Hëna e plotë të inkurajon të gjesh veten dhe të kujdesesh për shpirtin dhe mendjen tënde.
Virgjëresha
Mos e ke lënë pak pas dore intuitën? Mos mendja, trupi dhe zemra të thonë tjetër gjë, por ti po kryen të tjera veprime? Ndalu, dëgjo zërin e brendshëm dhe vepro sipas intuitës dhe botës tënde të brendshme.
Peshorja
Miqtë dhe të afërmit kërkojnë vëmendjen tënde. Shpenzo më shumë kohë me ta, dil nga monotonia dhe vetmia. Shih sa e bukur është bota rreth teje dhe përqafo një qasje më pozitive.
Akrepi
Vendos SPF, syzet dhe dil! Lista e detyrave pret, aventurat jo. Përjeto të tjera përvoja, njihu me njerëz, merr më të mirën prej tyre dhe prezantohu me mundësi të tjera. Mund të duket e vështirë, por është shumë fitimprurëse.
Shigjetari
Kjo Hënë e plotë do të jetë kaq fatlume për ty. Reputacioni yt do të dalë në dritë dhe do të fitosh të tjera njohuri. Ke kaq shumë për të zbuluar dhe shumë mundësi që duhet t’i kapësh. Veçse, ki kujdes, aq shpejt sa i fiton, aq shpejt i humb.
Bricjapi
Vlera jote nuk matet me sa para ke në bankë apo se çfarë marke i ke rrobat. Mirëqenia është shumë e rëndësishme, por mos harro të ushqesh edhe shpirtin, mendjen dhe zemrën.
Ujori
Të dalësh nga bota imagjinare që ke krijuar dhe të jetosh në realitet është pa dyshim një ide shumë e mirë. Mjaft e konsumove veten, është çasti që të qëndrosh dhe të mendosh edhe për të tjerët. E dimë që është e vështirë të dalësh nga guaska dhe izolimi, por herët apo vonë do të të duhet ta bësh.
Peshqit
Si është të kesh një marrëdhënie speciale me veten? Ndoshta e ke harruar, ndaj kjo Hënë e plotë të motivon të merresh me veten, të përkujdesesh dhe të dëgjosh instinktet e tua. Merri në konsideratë ndjesitë dhe përqendrohu në mirëqenien tënde.