-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lufta në Ukrainë, Zelensky paralajmëron për sulme në ditën e pavarësisë

Kryesoret

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u bëri thirrje qytetareve të tregohen vigjilentë para festimeve me rastin e 31-vjetorit të pavarësisë nga sundimi sovjetik ditën e mërkurë, ndërsa sulme të reja goditën Krimenë dhe një raketë plagosi 12 civilë pranë një centrali bërthamor.

Zelensky tha se ukrainasit nuk duhet të lejojnë Moskën të përhapë dëshpërim dhe frikë në prag të festës së 24 gushtit. “Duhet të jemi të vetëdijshëm që këtë javë Rusia mund të përpiqet të bëjë diçka veçanërisht të shëmtuar, veçanërisht të neveritshme”, tha Zelensky.

Shtetrrethimi në qytetin e dytë më të madh në vend, Kharkiv, pritet të zgjatet përgjatë gjithë ditës së mërkurë, siç bëri të ditur guvernatori Oleh Synehub. “Qëndroni në shtëpi dhe tregohuni vigjilentë”, ishtemesazhi i guvernatorit për qytetarët.

Të shtunën një raketë ruse goditi një zonë rezidenciale në qytetin e Pivdennoukrainsk, jo shumë larg centralit bërthamor të Zaporizhias, duke plagosur 14 civilë. Autoritetet në Kiev thanë se sulmi shton frikën për një aksident bërthamor. Bombardimet në rajonin lindor të Donetsk, i morën jetën të paktën 4 civilëve. Sakaq, në Krimenë e aneksuar nga rusët, guvernatori i emëruar nga Moska tha se një sulm me dron kishte goditur një ndërtesë pranë flotës ruse në Detin e Zi, në Sevastopol. Sipas tij, droni ishte rrëzuar mbi çatinë e godinës dhe sulmi kishte dështuar. Ukraina nuk e ka pranuar përgjegjësinë për sulmet që kanë shënjestruar Krimenë javët e fundit por analistët thonë se disa prej tyre janë mundësuar nga pajisjet e reja të përdorura nga forcat e Kievit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit