Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka reaguar pas sulmit të tre rusëve në uzinën e Gramshit. “Mirënjohje dy ushtarakëve tanë që sakrifikuan për të ruajtur një objekt strategjik siç është uzina e Gramshit.

Bisedova me ta dhe u garantova mbështetjen e pakursyer timen dhe të Ministrisë së Mbrojtjes. Pranë dy ushtarakëve shkoi edhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneral brigade Arben Kingji. Shërim të shpejtë dy efektivëve tanë” shkruan ai.










