Fundjava pritet të jetë nën ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme dhe më të freskëta. Dita e diel parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira.
Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit.
Era parashikohet nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe në momentin e zhvillimit të vranësirave fiton shpejtësi deri në 15m/sek. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.
Po ashtu dhe fillimi i javës do të karakterizohet nga mot i paqëndrueshëm.