Një aksident me pasojë 2 persona të lënduar, ka ndodhur në fshatin Lebushë-Deçan.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi tha se në aksident janë përfshirë dy vetura.
Gashi gjithashtu ka bërë të ditur se të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.
“Rreth orës 08:00, policia është njoftuar për një aksident në fshatin Lëbushë, Komuna e Deçanit. Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Dy persona kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Pejës”, ka thënë ai.