Në Bulevardin Adem Jashari, 2 gra janë rrahur brutalisht nga 2 të panjohur duke përfunduar në spital. Policia ende nuk ka mundur të identifikojë autorët.
Njoftim
“Bulevardi Adem Jashari, Vushtrri 20.08.2022 – 23:20. Dy viktimat femra kosovare kanë raportuar se janë sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar të panjohur”, thuhet në njoftimin e policisë.
Sipas policisë, viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërkaq nuk raportohet për të arrestuar.