-sidi education-spot_img
11.1 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meta: Së shpejti do dali dosja e spiunit Tao Tao

Kryesoret

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është shprehur se jo vetëm që nuk ka qenë pjesë e Sigurimit të Shtetit, por për të nuk ka asnjë dosje.

Ai ka treguar se mbi Ramën po rëndojnë akuzat e falsifikimi të dosjeve. Po ashtu ka shtuar se “Tao Tao” ka qenë spiun ambulant.

Jam njohur me dosjen e përndjekjes së qytetarit F.T. nga sigurimi i shtetit. Nuk ka asnjë dosje për përndjekje nga shtetasi Ilir Rexhep Metaj. Ua kam treguar edhe origjinën që nga çerdhja deri te pazari i ri. Është e qartë.

Është një çështje me të cilën do të njiheni edhe ju. Edi Rama do të ketë edhe një akuzë më të rëndë sepse ka urdhëruar falsifikim në dosjen e një qytetari. Unë e di shumë mirë pse e ka bërë ai. Për shkak të veprimeve të përgjegjshme të presidentit të republikës në mbrojtje të kushtetutës, të cenuara nga Edi Rama si kryeministër në shërbim të qarqeve anti-shqiptare.

Këto përralla dhe lojëra nuk funksionojnë me Ilir Metën. Nuk i kanë funksionuar askujt. I.M. do të dalë spiuni ambulant Tao Tao. Një kameleon në shërbim të atij që i ofron një tender dhe një mundësi më të mirë për të jetuar. Ky rast i autoritetit të dosjeve do të jetë një rast ekzemplar se si keqpërdoret në mënyrë kriminale që duhet të jetë shembull i zbatimit të ligjit. Duhet të karakterizohet nga humanizmi dhe jo të cenojë privatësinë e qytetarëve thjesht për t’i shërbyer Edi Ramës nga tmerri që ka që nuk e blen dot më opozitën.

Do të jetë një rast skandaloz i përdorimit të metodave më të ndyra të ish sigurimit të shtetit pas 32 vitesh demokraci. Përpjekja e tyre është të shtyjnë çdo ditë me këto historitë. I bëjnë këta që ia kanë kaluar edhe Partisë së Punës. Jemi vend anëtar i NATO-s. Dhe i përdorin këto që të shpëtojnë nga ndëshkueshmëria e shpejtë që i pret. Me ligjet që kanë shkelur vetë do të përgjigjen para ligjit. Dhe do kthejnë çdo cent”, tha Meta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit