Aleksandar Vulin, Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, ka falënderuar Rusinë për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë vendit të tij.
Ai ndodhet për vizitë në Moskë dhe të hënën në mesditë është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergey Lavrov.
Ministri serb, theksoi se Republika e Serbisë e udhëhequr nga presidenti Aleksandar Vuçiq, nuk e harron vëllazërinë shekullore. Pasi Serbia është i vetmi vend në Evropë që nuk vendosi sanksione ndaj Federatës Ruse dhe nuk u bë pjesë e histerisë anti-ruse.
Vulin i shprehu mirënjohje, ministrit serb për respektimin e vazhdueshëm të sovranitetit dhe integritetit të Serbisë dhe mosnjohjen e Kosovës.
Lavrov i shprehu keqardhje Vulin për faktin që nuk u lejua të vizitojë Beogradin më 7 qershor. Pasi shtetet anëtare të NATO-s që rrethojnë Serbinë nuk lejuan fluturimin e aeroplanit me Lavrovin në bord, për çka diplomatit rus iu desh të anulonte vizitën.
Në takimin mes ministrave serb dhe rus u theksua se edhe në kohë sfidash të mëdha, Serbia dhe Rusia kanë marrëdhënie të jashtëzakonshme diplomatike dhe bashkëpunim të suksesshëm dypalësh. Pra ashtu siç presidenti Vuçiç dhe presidenti Putin kanë marrëdhënie jashtëzakonisht të mira personale.
Serbia u ka rezistuar deri më tani thirrjeve e presioneve nga Perëndimi për t’i vënë sanksione Rusisë për shkak të agresionit në Ukrainë. Është ndër shtetet e vetme në Evropë që nuk e ka bërë këtë.