Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të hënë në paraburgimin e Lezhës. Mësohet se një i ri ka ndërruar jetë.
Nga të dhënat e para, mësohet se i riu është ndjerë keq. Ai është nisur me ambulancë për në spital, por ka ndërruar jetë. Mësohet se viktima është Ordison Kastrioti.
Trupi i të riut do të dërgohet në morg, ku do t’i nënshtrohet eskpertizës mjeko-ligjore për shkakun e vdekjes. Ende nuk dihet identiteti i viktimës dhe arsyet pse ishte në burg.