-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD i “hakërrehet” ministres: Na këpute me bordet, çfarë do të hamë deri në shtator?

Kryesoret

Deputeti i PD-së, Edmond Spaho i është përgjigjur ministres së Financave, Delina Ibrahimaj e cila deklaroi sot se janë rritur të ardhurat dhe se në shtator do të miratohet paketa e dytë e ndihmës për shtresat në nevojë. Por, Spaho shtron pyetjen se cfarë do të hanë pensionistët dhe shtresat në nevojë deri atëherë, pasi nga qershori në shtator janë pa ndihmë për përballimin e rritjes së çmimeve.

“Kjo eshte bere si Laja e Kulles se barit. Per ty mire eshte ekonomia sepse me cmimet e larta, ke marre nga xhepat tane deri tani nja 500 milione euro me shume te ardhura. Edhe vende te tjera kane mbledhur me shume te ardhura nga rritja e çmimeve por ja kane kthyer qytetareve te tyre me paketa ndihme financiare.

Merr Greqine qe e kemi afer, 300-400 euro ju dha familjeve me te ardhura te ulta, 600 euro per familje ju dha per kompesimin e cmimit te energjise elektrike, 100 euro kompesim per rritje e cmimit te karburantit dhe tani po ju jep ndihme financiare per pushime. Po ti moj pellumbeshe cfare ju ke dhene qytetareve te tu dhe pensionisteve te cilet jane per buken e gojes.

Çfare ka ndryshuar qe ju hoqe pensionisteve 3000 leket; 6,7% ishte inflacioni ne muajin Prill, 7,5% eshte ne muajin Korrik? A jane me mire apo me keq sot pensionistet, a ju kushton jeta me lire apo me shtrenjt? Bordet te shpetuan ty dhe jo ne. Ne na e keputen deri atje ku nuk mban me miratimin tend dhe te Sulltanit te Surrelit. Je e paturp qe del e na flet per te tilla “suksese” ne vend qe te ulesh koken e te mos ndihesh” shkruan ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit