Presidenti austriak rrëshqiti gjatë ecjes në pyll, lajmi u bë i ditur nga vetë ai në Twitter.
Alexander Van der Bellen, 78 vjeç, një politikan liberal në një vend që po përballet me një rritje të ekstremit të djathtë, pësoi gërvishtje dhe një tronditje të lehtë të dielën pasi rrëshqiti në Kaunegrrat.
Van der Bellen, ish-udhëheqësi i Partisë së Gjelbër të vendit, pritet të qëndrojë në spital deri në mbrëmje dhe më pas ka anuluar takimet e tij të hënën dhe të martën në Forumin Alpbach.
Presidenti, thuhet se mban një rezidencë të dytë pranë rezervatit natyror, konsiderohet një alpinist i mirë, sipas gazetës austriake. Vendi po zhvillon zgjedhjet e ardhshme presidenciale federale këtë vjeshtë, me Van der Bellen që po ndjek rizgjedhjen, pavarësisht asaj që gazeta Independent e quajti një “mandat të turbullt”./ Daily Beast