-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Spiun në Shqipëri?”, Berisha: Ja dy emrat e SHIK-ut që kanë qenë agjentë rusë

Kryesoret

Kreu i PD-së, Sali Berisha është shprehur se me kohë në vendin tonë kemi pasur agjentë rusë.

Ai ka treguar se ish-drejtori i SHIK-ut Fatos Klosi ka qenë i lidhur me spiunazhin rusë. Po ashtu ai ka treguar se dhe Frederik Ymeri ai që e emëroi Klosin ka qenë një aset rus.

Meqë jemi në fushën e lajmeve për spiunë, ju dëgjuat, një muaj më parë, se njëri prej figurave më kyçe, të Shërbimit për vite të tëra, Frederik Ymeri ishte aset rus. Në të vërtetë ju garantoj, se ai nuk është i izoluar. Fatos Klosi ndiqej nga shërbimet inteligjente shqiptare, për lidhje të dyshimta me dy shërbime të tjera. Dhe këto janë denoncuar publikisht.
Frederik Ymerin e emëroi në drejtorinë më të rëndësishme të Shërbimit, pikërisht Fatos Klosi. Pra mund të themi se agjenturat e huaja, direkte apo me influencë janë të lidhura gjerë në kreun e piramidës qeveritare të këtij vendi.
Kështu që siguria kombëtare sot në shumë aspekte është e kërcënuar. Fatmitësisht sot Shqipëria është vend anëtar i NATO-s dhe askush nuk mund të luajë me sovranitetin dhe integritetin e saj territorial
,” është shprehur Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit