-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Call center” për shpërndarje droge nga Shqipëria në Itali

Kryesoret

Një rrjet i madh trafiku droge është zbuluar nga prokuroria në Peruxhia. Mësohet se të përfshirë në këtë rrjetë kanë qenë italianë, por edhe shqiptarë.

Hetimet e kryera nga prokuroria italiane zbuluan se trafiku i drogës kryhej në formën e call-centerave. Porositë bëheshin në Shqipëri, dhe shpërndarja më pas në Itali.

Sipas hetuesve, tregtarët e drogës ishin të organizuar “sipas një rotacioni metodik në Itali, i karakterizuar nga periudha të shkurtra dhe intensive të shpërndarjes së drogës”. Ata largoheshin më pas për të qëndruar me muaj në vendin e origjinës.

“Kontaktet me blerësit mbaheshin nga një anëtar i grupit kriminal, me vendndodhje në Shqipëri.

Ai më pas ia komunikonte porosinë shpërndarësve të ndryshëm që mund të kishte të pranishëm më afër klientit në Itali.

Shpërndarësi i kokainës kishte një apartament dhe një automjet, ndërsa qarkullimi i lëndës narkotike përllogaritet në rreth 10 mijë euro në muaj”, sqarojnë agjentët e Antimafias së Peruxhias.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit