-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dita e viktimave të regjimeve totalitare, Alibeaj: PD e vendosur për hapjen e dosjeve

Kryesoret

Deputeti i PD Enkelejd Alibeaj ka përkujtuar ditën e viktimave të regjimeve totalitare.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Alibeaj shkruan se forca politike ku ai bën pjesë është e angazhuar për të hartuar një ligj të plotë për lustracionin dhe hapjen e plotë të dosjeve.

Ai shton më tej se dhe pse pas 30 vjetësh PD ndodhet para së njëjtës sfidë apo aktorëve politikë, kjo forcë politike është e vendosur për të parë nga e ardhmja pa mbetur peng i së shkuarës komuniste.

“Kampi famëkeq i Tepelenës është vetëm një nga dëshmitë e asaj që përjetuan shqiptarët për gati gjysme shekulli nën diktaturën e egër komuniste. Në këtë kamp burra, gra por edhe fëmijë u dhunuan e u masakruan, u vranë dhe u zhdukën në një akt nga më barbarët e kohës.

Dhimbja e torturave çnjerëzore në këtë kamp dhe pasojat që ai la mbi jetët e atyre që i mbijetuan, mbetet edhe sot motiv i fortë për të vijuar të gjitha përpjekjet që kjo e shkuar e hidhur të mos hidhet në koshin e harresës.

Ajo duhet të shërbeje si motiv për të vijuar betejën që e ardhmja që ndërtojmë të ketë në themel të vërtetën, faktet, dhimbjen dhe vuajtjet por dhe dinjitetin njerëzor të nëpërkëmbur nga regjimi enverist.

Pa u thelluar në të shkuarën diktatoriale, pa nxjerrë mësimet e duhura prej saj do e kemi të pamundur të ndërtojmë një të ardhme me themele të shëndosha.

Partia Demokratike, është e angazhuar maksimalisht për të hartuar një ligj të plotë për lustracionin, hapjen e plotë të dosjeve, ndalimin e simboleve komuniste dhe kthimin e burgut të Spaçit e kampin e Tepelenës në muze të kujtesës kolektive.
Këto nisma, përbëjnë një korpus fillestar me themele për dekomunistizimin, të cilit do t’i qëndrojmë gjer në fund.

Është fatkeqësi që sot, pas 30 vitesh endemi në procesin e stërzgjatur të tranzicionit. Ku padyshim një nga elementët që na mban peng në këtë qerthull është dhe paqartësia apo paaftësia për të parë ne sy dhe për t’u përballur me të shkuarën.

Edhe pse pas 30 vitesh PD ndodhet para së njëjtës sfidë apo aktorë politikë, jemi të vendosur për të parë nga e ardhmja pa mbetur peng i së shkuarës komuniste.

Dhe kjo mund të ndodhë vetëm nëpërmjet një procesi transparence të plotë, pa hakmarrje primitive apo politike por vetëm duke patur në themel vendosmërinë për rikthimin e dinjitetit mijëra shqiptarëve që vuajtën nën diktaturë.

Këtë sfidë mundet dhe do ta çojë deri në fitore vetëm Partia Demokratike”, shkruan Alibeaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit