-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dita e viktimave të regjimeve totalitare, Meta: Aktualiteti na thërret për liri

Kryesoret

Ilir Meta ish-presidenti i Shqipërisë ne anë  të një postimi në facebook ka nderuar ditën europiane të viktimave të regjimeve totalitare. Meta gjithashtu shkruan se kjo ditë homzhi i kujton që duhet të luftojmë autoritarizmin e sotëm.

Postimi i plotë i Metës:

Në Ditën Europiane të përkujtimit të viktimave të regjimeve totalitare dhe autoritare nderojmë sot me respekt dhe përulje jetët e pafajshme të martirizuara në emër të lirisë, demokracisë dhe dinjitetit njerëzor.

Nderojmë gjithashtu dhembjet dhe sakrificat e mijëra të burgosurve, të të mbijetuarve në kampet e vdekjes, si dhe të familjeve të persekutuara dhe të internuara padrejtësisht, simbole të përhershme rezistence dhe qëndrese ndaj së keqes.

Kjo ditë kujtese, homazhi por edhe aktualiteti që na thërret për Lirinë, të frymëzojë angazhimin tonë të përbashkët dhe të pandalshëm për të mos e ndalur luftën ndaj shfaqjeve të sotme të autoritarizmit, në mbrojtje të demokracisë, lirive, të drejtave dhe dinjitetit njerëzor.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit