Samanta Vitaj, vetëm 17-vjeç i ka dhënë fund jetës pas veprimit të turpshëm të fejuarit të saj. Kristian Fusha u arrestua ditën e djeshme pas vjedhjes që i bëri motrës së Samantës Eva Vitajt.
Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në Koplik të Malësisë së Madhe, ku e reja me sa duket nuk ka përballuar faktin se bashkëshorti i saj i ardhshëm vodhi 100 mijë lekë të reja në kasafortën e të motrës.
Ai i mori paratë dhe u largua në drejtim të Malit të Zi dhe gjatë marrje në pyetje ka deklaruar se i ka prishur të gjitha lekët.