-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dita e kampiones! Fidel Ylli: Edi, rikthe bastet

Kryesoret

Një ditë pas pritjes në aeroport sot për Luiza Gegën që i solli medalje ari Shqipërisë u zhvillua një ceremoni e posaçme në sheshin “Nënë Tereza”, organizuar nga qeveria.

Pas parakalimit në shesh më pas fjalën e mori kreu i KOKSH, Fidel Ylli brenda Kryeministrisë, që i kërkoi Edi Ramës që të rikthejë bastet sportive.

“Jemi një nga tre vendet në botë që kemi shpërblimet elitare. Zoti Rama nxirrni kompanitë e basteve nga errësira, jepja sportit dhe rinisë që të bëjmë qendër tjetër olimpike.

Të rregullojmë ato pak gjëra që duhen rregulluar. Për të bërë edhe shumë qytete të tjera të Shqipërisë, në Vlorë është rrëzuar pallati i sportit.

Ne nuk mund ti kërkojmë lëmoshë buxhetit. Ne kërkojmë burime të tjera alternative që i marrin njerëz të tjerë anonimë, që shteti nuk merr asnjë lek, as rinia dhe as sporti” tha Ylli.

Luiza Gega është kampionia më e re e Europës në atletikë në garën 3000 metra me pengesa.  Shqiptarja ka bërë një paraqitje brilante në finale, duke ndalur kohën në 9 minuta, 11 sekonda e 31 të qindtat.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit