-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pritja për kampionen/ Rama “thumbon” Berishën: Gjermania pas Shqipërisë

Kryesoret

Qeveria organizoi sot një ceremoni të veçantë për pritjen e kampiones së Europës në atletikë, Luiza Gega. E pranishme në sallë ishte edhe ambasadorja e re e BE-së, diplomatja gjermane Christiane Hohmann.

Kryeministri Edi Rama bëri një batutë duke “thumbuar” Sali Berishën që kur ishte në pushtet në një moment tha se jemi të dytët pas Gjermanisë për rritjen ekonomike.

Më vjen mirë që rastësia e deshi që sot të prezantohesha edhe me ambasadoren e re të BE-së në Shqipëri.

Të cilës i kërkova që të qëndrojë pas takimit për të kremtuar një kampione europiane që mundi një gjermane. Nuk na ndodh shpesh që të lëmë mbrapa Gjermaninë.

Para ca kohësh dikush thoshte jemi të dytët pas Gjermanisë. Por sot këtu në këtë sallë, Gjermania është e dyta pas Shqipërisë” tha Edi Rama duke shkaktuar të qeshura në sallë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit