-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Përmbyten 40 fshatra”, Berisha: Kompania të tërhiqet nga projekti i Skavicës!

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar këtë pasdite një bashkëbisedim me qytetarët në Dibër me temën ‘Dibra në rrezik’.

Berisha i ka bërë thirrje qytetarëve të mbrojnë Dibrën nga projekti antikombëtar i Skavicës.

Ai u shpreh se nëse 40 fshatra të saj përmbyten nga ky projekt, Dibra do të mbetet një emër në librat e historisë.

Kreu i PD i bëri thirrje edhe kompanisë Bechtel që të tërhiqet nga projekti i Skavicës duke iu thënë atyre se Edi Rama po i mashtron

“Nuk mund të zhduket Dibra. Nuk e zhdukën dot pushtuesit më të egër që e lakmuan aq shumë. Vjen Edi Rama ta zhdukë me një projekt të Enver Hoxhës. Thirrja për çdo dibran e shqiptar, ta shpëtojmë Dibrën. Të mbrojmë ekzistencën e Dibrës.

Nëse 40 fshatra të saj përmbyten, Dibra do mbetet një emër në librat e historisë.  I bëj thirrje kompanisë, i them se mbetem mirënjohës ndaj saj për Rrugën e Kombit por i kërkoj të tërhiqet nga projekti, ky është një projekt absolutisht çnjerëzor në rrafshin njerëzor, social, projekt antikombëtar, ndaj dhe mos u mashtroni nga Edi Rama. Do bëjmë gjithçka për të mbrojtur Dibrën, për të mbrojtur të shkuarën dhe të ardhmen e saj”, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit