-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shembja e pallateve te “Myslym Keta”, Berisha pas nisjes së aksionit të IKMT: Akt i shëmtuar!

Kryesoret

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar për shembjen e një pallati në Tiranë. Bëhet fjalë për një bllok pallatesh tek rruga, “Myslym Keta”, të cilët pritet të prishen ditën e sotme, pas ditëve të tëra përplasjeje mes banorëve dhe autoriteteve.

Përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, Berisha është shprehur se ky akt po kryhet “nga një bandë që fitimi i çnjerëzon deri në kockë”. Ai shton se qeveria duhej patjetër t’i dëshpëronte për festat e fundvitit 90 familje, mes të cilëve 250 fëmijë.

“Një bandë, që fitimi i çnjerëzon gjerë në kockë! Duhej patjetër ti dëshpëronin dhe mjeronin për festat e fundvitit 90 familje, 250 fëmijë, të moshuar, burra e gra. Akt i shëmtuar. Sb”, u shpreh Berisha.

IKMT zbarkon te “Myslym Keta”, nis shembja e pallatit, dy banorë përfundojnë në polici!

Kujtojmë se sipas banorëve, prej ditësh banorëve atyre u është ndërprerë energjia elektrike dhe uji, por ata vijojnë të qëndrojnë brenda banesave të tyre.

Banorët thonë se nuk ka vendim gjykate për prishjen e pallatit e se shkalla e vlerësimit për këtë pallat pas tërmetit ka ndryshuar disa herë.

Ata kanë thënë se nuk është bërë asnjë akt ekspertimi privat që ka nxjerrë pallatin me shkallën e dëmtimit DS2 dhe shprehen se kanë dyshime se pas shembjes së pallatit fshihen interesa të tjera.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit