-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shtatë sëmundjet më misterioze në historinë e njerëzimit

Kryesoret

Për shekuj me radhë, shoqëritë njerëzore kanë kërkuar të identifikojnë shkakun e sëmundjeve të shumta.

“Epidemitë dhe paniku social janë barometra të kohës dhe pasqyrojnë frikën tonë kolektive”, tha Bartolomeu. Shkaqet pas këtyre simptomave reale zbulojnë ankthet e çdo epoke.

Murtaja e vallëzimit e vitit 1518

Gjithçka filloi në një ditë vere në Strasburg, kur Frau Troffea filloi të kërcente në rrugë dhe nuk  ndaloi për gati një javë. Brenda një muaji, 400 qytetarë të qytetit lindor francez filluan të kërcënin derisa u rrëzuan. Ata vdiqën nga goditja në tru, sulmet në zemër dhe rraskapitja.

Autoritetet fajësuan “demonët” për gjendjen e tyre dhe urdhëruan që të prekurit të kërcenin ditë e natë për të dëbuar demonët e tyre, madje duke ndërtuar një skenë dhe duke punësuar kërcimtarë dhe muzikantë.

Kjo çoi në një furi edhe më të madhe. Sëmundja misterioze u përhap në Gjermani, Holandë dhe Zvicër.

Gjyqet e shtrigave të Salem, 1692-1693

Gjyqet e shtrigave në Salem, ngjarjet e vitit 1692 në fshatin Salem, të cilat rezultuan në 185 të akuzuar për magji, 156 të akuzuar zyrtarisht, 47 rrëfime dhe 19 të ekzekutuar me varje, mbeten një nga fenomenet më të studiuara në historinë koloniale amerikane.

Në mesin e të akuzuarve, të dënuarve dhe të ekzekutuarve kishte shumë më tepër gra sesa burra. Përpara vitit 1692, kolonistët britanikë kishin ekzekutuar vetëm 12 persona në të gjithë Anglinë e Re për magji, raporton abcnews.al.

Ky afat kohor i detajuar tregon ngjarjet kryesore që çuan në, gjatë dhe pas akuzave dhe gjyqeve të shtrigave në Salem. Gjyqi i parë filloi në mars 1692, dhe ekzekutimi i parë ishte në qershor 1692.

Epidemia e dridhjes së duarve, 1892

Në vitin 1892, duart e nxënëseve në Groß Tinz të Gjermanisë filluan të dridheshin në mënyrë të pakontrolluar kur përpiqeshin të shkruanin. Një vit më pas, studentët në Bazel të Zvicrës filluan të dridheshin.

“Kjo ishte një rezultat i drejtpërdrejtë i një metode të re mësimore, e cila e cilësonte mendjen si një muskul që kishte nevojë për stërvitje”, tha Dr. Bartholomew.

Ushtrimet e lodhshme dhe të përsëritura shkaktuan një dëmtim fizik tek studentët.

Gasser i çmendur i Mattoon, 1944

Gjatë mesit të viteve 1940, kishte panik kudo në Mattoon, Illinois. Shumë banorë qëndruan brenda shtëpive të tyre. Ata u bënë të pafuqishëm, të paralizuar dhe të paaftë për të kërkuar ndihmë.

Personi ose njerëzit që besohet se janë përgjegjës për sulmet njihen në mënyrë të famshme si “Gasser i çmendur i Mattoon”, ose “Anestezist fantazmë”.

Ndërhyrësi misterioz i njohur si “Gasser i çmendur” nuk u kap kurrë në Mattoon, viktimat e tij nuk u diagnostikuan kurrë qartë dhe askush nuk vdiq ose pati pasoja të rënda mjekësore. Për më tepër, qëllimet e Gasser -it të Madh nuk u zbuluan kurrë, raporton abcnews.al.

Epidemia e insekteve të qershorit në 1962

Në qershor të vitit 1962, 60 punëtorë në një fabrikë tekstili në SHBA filluan të raportonin  simptoma të çuditshme: skuqje, vjellje dhe mpirje. Shumë shpejt u quajt” Murtaja e Qershorit ” për shkak se besohej se ishin  insektet që po sëmurnin punëtorët.

Stresi, besohet se ishte një nga faktorët kryesorë.

Epidemia e të qeshjes në Tanganyika, 1962

Pas ndryshimeve gjithëpërfshirëse pas një lufte të fituar me vështirësi për pavarësi nga Britania në vitin 1961. Territori i Afrikës Lindore i njohur tashmë si Tanzania mbylli shkollat ​​e tij për javë të tëra pasi dhjetëra nxënëse nuk pushonin së qeshuri.

“Burrat majmun” në Indi, 2001

Ndërprerjet e energjisë tronditën Delhi gjatë një valë të nxehti në maj 2001. Banorët që kërkonin të gjenin pak lehtësim nga i nxehti duke fjetur në çatitë e tyre filluan të raportonin sulme nga një krijesë misterioze që dukej se ishte pjesërisht majmun, pjesërisht njeri.

Viktimat, kryesisht burra me status të ulët socio-ekonomik,  kishin shenja kafshimi. Dy persona vdiqën nga frika njëri ra nga çatia, tjetri nga shkallët. Një raport mjekësor i porositur nga policia zbuloi se ata kishin dëmtuar veten.

Këto mund të duken të lehta për t’u gjykuar, por frika dhe dhimbja që shkaktuan këto panik ishin reale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit