Këtë të enjte, Kryeministri Edi Rama zhvilllon takim, në kuadër të festivalit, Bread and Heart Festival në Tiranë, një ngjarje europiane, që bashkon në kryeqytetin shqiptar, për të dytin vit radhazi, arkitektë të mirënjohur nga bota.
Fjhala e Ramës
Ju e dini respektin që kam për arkitektët. Arkitektët janë foshnjet e privilegjuara të Zotit. Nuk do jetonim në një qytet, nëse nuk do kishte arkitektë pas tij. Unë i besoj arkitekturës, si diçka që shkon shumë përtej asaj që shohim si prani fizike. Arkitektura dhe ruajtja e natyrës mund të shkojnë dhe bashkë. Zhvillimi duhet të jetë në harmoni me natyrën. Duhet të mendojmë që të kemi ndërtesa të bukura, por edhe natyra të ruhet në mënyrë perfekte.









