Bordi i qeverisë dhe biznesmenëve të karburanteve i mbledhur sot ka vendosur që të rrisë çmimet.
Nafta është rritur me 12 lekë dhe prej orës 18:00 të ditës së sotme do të shitet me 239 lekë/litri.
Benzina po ashtu është rritur me 4 lekë dhe do të shitet me 204 lekë/ litri. Gazi nuk ka ndryshuar në çmim, 78 lekë.
Në njoftimin e çmimeve, bordi iu përgjigjet edhe akuzave për rritjen e çmimeve ndryshe nga sa është gjendja në bursë.
“Pavarësisht se çmimet në bursë kanë pasur tendencë rritje, në javën e fundit, Bordi nuk ka marrë vendim të menjëhershëm për rritjen e çmimit të nënprodukteve”.
PD dhe Partia e Lirisë kërkojnë shkrirjen e bordit.