-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ushtaraku “zbërthen” rusët: Rolet e spiunëve dhe shënjestra në Shqipëri

Kryesoret

Në gjykatën e Elbasanit pritet të mbahen masat e sigurisë ndaj tre spiunëve rusë. Autoritetet e kundër zbulimit, këmbëngulin se operacioni ndaj spiunazhit rus po vijon ende.

Një burim i lartë ushtarak tha se gjatë këtyre ditëve janë marrë në pyetje nga disa agjenci ligjzbatuese në vend.

Nuk janë vetëm provat e bllokuara në aparate që ekspozojnë fotografimin e  “infrastrukturës kritike”.

Hetimet

Disa baza ushtarake të tjera që tre “blogerët” e fshehtë i kanë shkrepur gjatë muajit gusht. Por edhe pohimi i njërit prej tyre, i cili në fund është dorëzuar dhe ka konfirmuar misionin për spiunazh.

Burimi pranoi se tanimë kjo çështje është një histori ndërkombëtare.

“Secili nga tre spiunët që janë të kamufluar si blogerë, aventurierë, apo urbex tours, kishte rol të ndarë nga tjetri“, – shton ushtaraku i lartë.

“Jo vetëm mënyra se si reagoi Mikhail Zorin, duke lëshuar spraj neuro-paralizues mbi ushtarakët. Por edhe reagimi i mëpasshëm i dy bashkëpunëtorëve të tij la vend paraprak për bindjen se ata ishin spiunë”.

Grup në të cilin bën pjesë jo vetëm Anti-terrori, por edhe Shërbimi Kombëtar Informativ dhe Shërbimi Informativ i Ushtrisë.

Largimi

Pasi u zbuluan nga dy ushtarët e Uzinës Mekanike të Gramshit, dy të tjerët që prisnin me automjetin luksoz “Chevrolet” u larguan. Rusja 33-vjeçare u nda nga ukrainasi dhe secili po ikte në drejtime të ndryshme.

Vajza u përshkrua nga dëshmitarët teksa ikte në dukje e qetë me duart në xhepa dhe duke u shtirur e patrazuar.

Edhe ukrainasi kreu të njëjtin veprim duke, “u arratisur” me “Chevrolet”, derisa u neutralizua nga ushtria dhe policia në zonën e Cërrikut. Ndaj tyre bëhet me dije se rëndojnë tre akuza.

Dyshimet

Në këto kushte, të rinjve spiunë u është ofruar avokat kryesisht me kushtin që çdo detaj që është pjesë e dosjes sekrete të mos përmendet.

Kjo është arsyeja që avokatët kanë firmosur ruajtjen e sekretit meqënëse njëri prej tyre ka folur.

“Është një mision spiunazhi, por e përsëris, që qëllimi është destabilizimi në një nga vendet e rajonit ndaj dhe në Shqipëri.

Parametrat e sigurisë ushtarake kanë ndryshuar prej incidentit të rëndë të ndodhur në Gramsh ditën e shtunë” mbyll komentin ushtaraku./ Gazetasi

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit