Rrjetet sociale kanë marr më qafë një tjetër të ri. Gj. N., postoi një video në Instagram duke bërë drift në kryqëzimin e Shëngjinit.
Policia e shtetit pas shikimi të videos kanë identifikuar shoferin e BMW luksoze dhe e kanë gjobitur atë.
“Pas publikimit të një video-je në rrjetet sociale, në të cilën shfaqet një drejtues automjeti, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Knallës”, Shëngjin, duke kryer manovra të rrezikshme (drift) me automjet dhe duke u bërë burim aksidenti për vete dhe përdoruesit e tjerë të rrugës, falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, si dhe falë bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët, kanë bërë të mundur identifikimin dhe lokalizimin e automjetit që shfaqet në video, si dhe kapjen e drejtuesit të tij, shtetasit Gj. N.
Për kundërvajtjen e kryer, konkretisht për shkelje të nenit 139, pika 3, të Kodit Rrugor “Drejtuesi i mjetit nuk rregullon shpejtësinë në afërsi të kryqëzimeve duke u bërë rrezik për vete dhe për përdoruesit e tjerë të rrugës”, ndaj shtetasit Gj. N. u vendos masa administrative prej 10.000 lekësh të rinj,” ka bërë me dije policia.