-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vuçiç takohet me ambasadorin amerikan: Përsërita qëndrimin e Serbisë

Kryesoret

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka njoftuar se ka pasur një bisedë konkrete dhe domethënëse me ambasadorin amerikan Christopher Hill për situatën me Kosovën.

Pas raundit të fundit të bisedimeve në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Një bisedë konkrete dhe kuptimplotë me ambasadorin Hill rreth situatës pas raundit të fundit të bisedimeve në Bruksel.

Unë përsërita qëndrimin konsistent të Serbisë, e cila vazhdon të bëjë çdo përpjekje për të gjetur një zgjidhje kompromisi për të ruajtur paqen dhe stabilitetin”, tha Vuçiç.

Takimi ndodhi disa ditë pas bisedimeve në mes të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, gjatë të cilave nuk pati ndonjë rezultat.

Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, disa muaj më parë deklaroi se nuk do të thërriste ndonjë takim në nivel të lartë, për aq kohë sa nuk vëren se ka vullnet të palëve që në takime të tilla të arrihen rezultate.

Në këtë kohë, në Bruksel ka pasur takime po ashtu të rralla midis ekipeve të kryenegociatorëve, por rezultatet konkrete nga takime të tilla kanë qenë të vogla. Në takimin e fundit të dialogut në nivel të kryenegociatorëve, më 21 qershor, palët arritën pajtim për udhërrëfyesin për zbatimin e Marrëveshjes për Energjinë.

Por, zbatimi i këtij akordi po has në pengesa dhe nuk po respektohen afatet kohore për zbatimin e tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit