-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Flet anglisht me theks shqiptar”, policia britanike shpall në kërkim 31-vjeçarin

Kryesoret

Policia Britanike ka shpallur në kërkim një 31-vjeçar shqiptar, i cili akuzohet për trafikimin të emigrantëve në drejtim të ishullit.

Sipas mediave britanike policia ju ka kërkuar informacion qytetarëve që mund të kenë dijeni për vendndodhjen e të riut shqiptar Terenc Malja.

Malja, i cili ka lidhje me njerëz në Isle of Wight, Londrën Veriore, Birmingham, Coventry dhe zonën e Edinburgut të Skocisë, është akuzuar për komplot për të lehtësuar kryerjen e një shkeljeje ligjore emigracioni në lidhje me një hetim të SEROCU.

Mbi Maljan rëndon tashmë një urdhër arresti, ndërsa në njoftim specifikohen tiparet e tij, në mënyrë që kushdo prej publikut që e konstaton në rrugë të njoftojë autoritetet.

“Malja është i bardhë, i shkurtër ka flokë të zinj të shkurtër dhe sytë blu. Ai flet anglisht me theks shqiptar dhe ndonjëherë përdor emra të tjerë. Ai u pa për herë të fundit në Portsmouth në janar 2021 dhe oficerët kanë punuar prej asaj kohe për ta gjetur atë”, thuhet në njoftimin e SEROCU.

Detektivi Adam Knight, që heton çështjen ku është përfshirës 31-vjeçari, ka thënë: “Nëse keni ndonjë detaj në lidhje me vendndodhjen e mundshme të Terenc Maljës, ju lutemi raportoni menjëherë”.

“Nëse besoni se e keni parë ose keni ndonjë informacion se ku mund të jetë, ju lutemi mos i afroheni atij dhe në vend të kësaj kontaktoni policinë.” Nëse keni ndonjë detaj në lidhje me vendndodhjen e Maljës, telefononi Policinë në 101 duke cituar hetimin e Njësisë së Krimit të Organizuar Rajonal Juglindor (SEROCU). Përndryshe, mund të telefononi në mënyrë anonime organizatën e pavarur bamirëse Crimestoppers në 0800 555 111”, shton ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit