Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar në rrjetin social Truth se Iran po përballet me një kolaps financiar, duke pretenduar se vendi po humbet rreth 500 milionë dollarë në ditë si pasojë e mbylljes së Ngushticës së Hormuzit.
Në postimin e tij më të fundit, Trump shkroi se Irani është “duke u shembur financiarisht” dhe se kërkon hapjen e menjëhershme të kësaj rruge strategjike detare, duke shtuar se strukturat ushtarake dhe policore në vend nuk po paguhen.









