Policia arrestoi sot oficerin e operacionales, Jeton Lami, i cili akuzohet se ka transportuar të shumëkërkuarin Ervis Martinaj.
Policia kanë siguruar pamje të kamerave filmike, ku Martinaj shfaqej në shoqërinë e një vajze dhe efektivit të operacionales.
Pamjet janë marrë nga kamera sigurie në qytetin e Durrësit, por dhe në Tiranë, ku Martinaj, vajza dhe oficeri shihen në të njëjtin ambient.
Kontrollet e policisë nisën pasi Martinaj u denoncua i zhdukur prej datës 10 gusht.