-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kush e dërgoi në SPAK Ilir Metën?

Kryesoret

Në fillimit të qershorit të këtij viti, në datë 7, ish-deputeti Valteri depozitoi dy akuza në lidhje me kreun e PL-së, Ilir Metën.

Aso kohe, Meta ishte në krye të shtetit, si president. Denoncimi i Valterit ka të bëjë me lobimin për Metën dhe ish-LSI në Washington. Valteri është shprehur se Meta ka përfituar para nga korrupsioni dhe duke qenë se nuk mund ti qarkullonte ato brenda vendit, po i investonte në kompani ofshore.

Kë pagoi Meta?

Më saktë janë dy artikuj të mediave të njohura “Mother Jones” (25 prill 2018) dhe “Kronen Zeitung” në 16 maj, të cilat raportuan se LSI ka paguar një kompani “offshore” “Dorelita Limited”, në Qipro.

Ky i fundit do të përpiqej të ndikonte në Departamentin Amerikan të Shtetit  në mënyrë që LSI të fitonte akses dhe mbështetje nga SHBA.

“Kronen Zeitung” raportoi se LSI ofroi për 700 mijë dollarë lobime po nga kompania e sipërpërmendur me qëllim që kjo e fundit të siguronte ftesë dhe foto të Metës për ceremoninë e inaugurimit të Donald Tramp si president i 45-të i SHBA në 20 janar 2017.

Denoncimi i Valterit

Valteri tha se para drejtësisë janë dhe bashkëshortja Monika Kryemadhin dhe ish-ministrin e Shëndetësisë, Vangjel Tavon. Ish-deputeti nënvizoi se të dhënat që ka deponuar në SPAK i ka siguruar nga gazetarë të huaj.

“Janë paguar qindra mijëra euro për lobim. Artikujt e ‘Mother Jones’ dhe gazetës austriake kanë publikuar fatura me vlerë qindra mijëra euro për LSI-në. Meta, Kryemadhi dhe Tavo do të përballen me fakte konkrete ku paratë e marra nga korrupsioni kanë bërë këto transferta. Të dhënat i kam nga gazetarë të huaj”, tha Valteri.

DENONCIMI

KALLËZIM PENAL
KALLËZUES: Halit Xhezar Valteri, lindur më datë 21.05.1991 në Fier dhe banues në Tiranë.

KUNDËR:

  1. Z. Ilir Meta -President i Republikës së Shqipërisë,
  2. Znj.Monika Kryemadhi – Deputete e Kuvendit të Shqipërisë
  3. Z.Vangjel Tavo – Ish Deputet i Kuvendit të Shqipërisë,
  4. Z.Iraklis T. Fidetzis – Administrator ikompanisëDorelita Limited me selinë Qipro.

BAZA LIGJORE:Kodi i Procedurës Penale të RSH: Nenet 25, 75/a, 149, 150, 151, 152, 153 deri

165, 228, 229, 244, 277, 279/a, 280, 281, 283, 287, 304, 331, 390.

Kodi Penal i RSH : Nenet 25, 164/a, 164/b, 180, 181, 248,257/a, 259, 287.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit