-sidi education-spot_img
-1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mashtroi një qytetar dhe i mori 40 mijë euro, kapet 48-vjeçari

Kryesoret

Policia e Tiranës ka arrestuar një 48 vjeçar me akuzën për mashtrim. Mësohet se 48-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi ishte dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me 2 vjet burg. Ai akuzohej për mashtrim pasi kishte marrë 5 000 eurosh nga një shtetas tjetër, me pretendimin se do t’i blinte atij një automjet.

Tiranë / Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Cheater”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë.

Përvetësoi nëpërmjet mashtrimit, 5 000 euro, vihet në pranga 48-vjeçari.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Cheater”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit:

– Aurel Ostreni, 48 vjeç, banues në Tiranë. 48-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi”. Dyshohet se ky shtetas, nëpërmjet mashtrimit, ka përfituar shumën prej 5 000 eurosh nga një shtetas tjetër, me pretendimin se do t’i blinte atij një automjet.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit