Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Kurbin.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Gjormë. Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta.
Një ditë më parë, një 60-vjeçar mbeti i plagosur rëndë pasi u qëllua me armë zjarri në anë të autostradës Laç–Lezhë.
Objektiv i sulmit ishte Besim Zeneli, banor i fshatit Shullaz të Kurbinit. Ai po mbyllte dyqanin e fruta-perimeve, kur një person i maskuar është afruar dhe ka qëlluar dy herë me pistoletë më drejtim të tij.