-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Shkeli” shtetin me këmbë/ Si i porosiste vrasjet Vis Martinaj duke shëtitur me makinën e policit

Kryesoret

Agjenti Jeton Lami u arrestua për ndihmë dhe transportim të Ervis Martinajt për t’u arratisur. Rasti tregoi edhe arsyen e dekonspirimit të shumë operacioneve.

Por Lami nuk dyshohet se veproi i vetëm. Ai dyshohet se ka pasur bashkëpunëtorë të tjerë në Kurbin dhe Fushë Krujë.

Rrjeti ishte ngritur me kujdes nga Martinaj që arriti të infiltrohet brenda policisë duke treguar dobësinë e hallkave.

Lami dyshohet se e ka transportuar Martinajn në disa qytete, kryesisht në veri të vendit për t’u fshehur.

Rezulton se gjatë kohës që ishte në mbrojtjen e agjentit, Martinaj vazhdonte aktivitetet e tij kriminale.

Nuredin Dumani deklaroi se Martinaj e kishte paguar për të vrarë Indrit Doklen. 500 mijë euro do paguante Ervis Martinaj për këtë vrasje.

100 000 Euro i mori paradhënies por krimin nuk e kreu. Indrit Dokle ka qenë numri dy i Bandës së Durrësit.

Po ku ndodhet Martinaj? Prej 10 gushtit ai u denoncua i zhdukur nga xhaxhai dhe ende nuk ka asnjë gjurmë.

Dëshmia e policit të arrestuar, që tani ndodhet në komisariatin e Kurbinit pritet që të hedhë më shumë dritë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit