Deputeti Petrit Vasili ka reaguar ashpër ndaj SPAK-ut, pasi prokuroria ka marr nën hetim ish-presidentin Meta.
Vasili ka thënë se është e papranueshme që SPAK të hesht përpara inceneratorëve dhe fillon e punën për gjeneralitet e Metës. (Ish-presidenti ka bërë ndryshim në mbiemër nga Metaj në Meta).
“Kerkon “Gjeneralitetet” e Ilir Metës ne mes te gushtit, firmos edhe nga jashte pa qene ne zyre, se keto janë direktivat më madhore që kanë marrë nga Tao Tao, per te prodhuar lajme shashka vetem e vetem se eshte Rama ne hall e me ujin gjer ne gryke.” ka shkruar Vasili.
Ai ka shtuar se SPAK është me pushime për sa i përket aferave korruptive që mbajnë firmën e Edi Ramës dhe po hesht përballë 50 shkresave të depozituara nga Partia e Lirisë.
“Ndërkohë SPAK vetëm dje ka marrë 50 dokumenta asgjesuese për inceneratorët, për 430 milion euro të vjedhura dhe të grabitura nga Edi Rama, Erion Veliaj, Damian Gjiknuri,Armando Subashi dhe plot e plot të tjerë se lista eshte pafund.
Por per keto qindra dokumente per Inceneratoret SPAK eshte me pushime, ja qe nuk leviz dot dhe nuk i punon dora, por per Ilir Meten, qe e njeh gjithe Shqiperia bejne sikur kerkojne gjeneralitete.
Bashkë me SPAK mori fund përfundimisht edhe reforma në drejtësi,” ka përfunduar ai.