Ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi përmes një postimi në Facebook ka reaguar, pas lajmit se SPAK do të nisë hetimet për ish-presidentin Ilir Meta.
Kryemadhi ka publikuar certefikatën personale të Ilir Metës, teksa ka ironizuar dhe qeverinë.
“Partia e Lirisë ka vendosur ta ndihmojë SPAK-un. Që të mos i nxjerrë në punë me urdhër, që të firmosin shkresa të gatshme Endri Fuga, po ua mundësoj unë certifikatën personale të Ilir Metës, se si pamje e njihni edhe vetë. Do vazhdoj t’ju ndihmoj edhe për inceneratorët”, shkruan Kryemadhi.
