Shqipëria ka rrëmbyer një tjetër medalje të artë në Europian. Këtë herë, medalja ka ardhur në peshëngritje.
Kreshnik Leka është shpallur kampion Europe duke marrë një medalje ari në Kampionaton Europian Masters të Peshëngritjes, që po zhvillohet në Poloni.
Leku, u shpall kampion në stilin e shkëputjes, duke ngritur me sukses 115kg.
Peshëngritësi është shefi i Klubit Shumësportësh Teuta dhe garoi në kategorinë 96kg, mosha 45 deri në 49 vjeç.