Biznesmeni kosovar Muhamet Juniku, i njohur si Beti ka ndërruar jetë ditën e sotme në spitalin e Prishtinës. Lajmi është bërë i ditur nga familjarët e të ndjerit.
“Me dhimbje të thellë ju njoftojmë se sot në moshë të re është ndarë nga jeta bashkëvendasi ynë Muhamet Juniku BETI, i cili përherë do të kujtohet si njeri i buzëqeshur, gazmor e i dashur me të gjithë,”- thuhet në ngushëllimin për familjen e biznesmenit.
Muhamet Juniku u qëllua me armë zjarri rreth një muaji më parë, pasi një konflikti që kishte pasur me një tjetër person.
Në bazë të raportit të policisë, pas mosmarrëveshjes i akuzuari kishte shtënë drejt viktimës duke e lënë të plagosur. I dyshuari është arrestuar nga Policia e Kosovës, dhe me vendim të prokurorit është dërguar në burg.