Partia Demokratike nuk heq dorë nga pyetjet drejtuar zyrtarëve socialistë të zgjedhur në nivel lokal dhe qendror, por edhe SPAK për inceneratorët. Ina Zhupa sot e vendosi fokusin te veprimet e bashkisë së Durrësit dhe kryetares, Sako.
“Tentakulat e mega-aferës së inceneratorëve shtrihen në qytete në një skemë të kopjuar pikë e presje nga Camorra. Nga Tirana në Elbasan dhe nga Fieri në Durrës. Qyteti bregdetar, i kapur prej një dekade nga një klan mizor.
Edhe sot kemi pesë pyetje për të gjithë të interesuarit, përfshirë këtu ata pas Sakos dhe ata pas SPAK-ut:
1- Si ka mundësi që Emirjana Sako nuk gjeti asgjë zgjidhje se ku do shkonin mbetjet?
2- A u la me qëllim që të shkaktohej katastrofë mjedisore në Durrës?
3- Si ka mundësi që kamionët edhe mbetjet e Durrësit vinin para se të kishte një marrëveshje zyrtare në Sharrë?
4- Si eshte e mundur qe u zgjodh skenari me koston me te shtrenjte ne inceneratorin fantazem te Tiranes?
5-Kush i ka bërë negociatat nga ana e Bashkisë Durrës me Landfillin e Sharrës?
Ne do të ngulim këmbë deri kur dikush në SPAK të lëvizë dorën.
Lefteri është në burg, por koka që qelbet vjedhje luan kryegardianin e përgjithshëm të Shqipërisë.
Me firmën e tij ndodhin të gjitha” deklaron PD.