Arrestohet 25-vjeçari Ardit Çela, i cili akuzohet se së bashku me dy shokë dhunuan një vajzë 16-vjeçe.
Adoleshentja ishte ish-dashura e 25-vjeçarit.
Në momentin që u ndanë i riu mori dy shokët dhe i zuri pritë. Poshtë një pallati, ata e tërhoqën dhe e dhunuan.
Nuk u mjaftuan me kaq, por tentuan ta djegin me benzinë. Vajza është jashtë rrezikut.
Organizatori me dy shokët janë pas hekurave.
Strukturat vijojnë zbardhjen dhe dokumentimin e plotë me prova ligjore të kësaj ngjarjeje.