-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

BIRN: Tony Blair ndihmon sërish Ramën, rikthehet si këshilltar PR-i

Kryesoret

BIRN ka mësuar se ish-kryeministri britanik, Tony Blair, rikthehet si këshillim në çështjet e politikës së brendshme dhe ndërkombëtare. Ndërkohë, qeveria pretendon se konsulencën e përfiton falas.

Blair do t’i ofrojë ndihmë qeverisë shqiptare përmes institutit të drejtuar prej tij “Tony Blair Institute for Global Change”.

“Këshilltari do të punojë ngushtë me homologët e qeverisë në zyrën e Kryeministrit dhe ministritë dhe agjencitë përkatëse,” thuhet në njoftimin.

Blair e ka këshilluar edhe më herët qeverinë e kryeministrit Edi Rama përmes “Tony Blair Associates”.

Një bashkëpunim që filloi në vitin 2013 dhe u deklarua i mbyllur në vitin 2016. Megjithatë, puna e Blair në Shqipëri mbeti mister dhe nuk u zbulua kurrë realisht.

Ndërkohë, studioja ligjore e Cherrie Blair fitoi gjithashtu kontrata nga qeveria shqiptare në kohën që bashkëshorti i saj ishte këshilltar.

I pyetur nga BIRN mbi kushtet e këshillimit, drejtori i Agjencisë për Media dhe Informim, Endri Fuga tha se ajo nuk i kushtonte asgjë shqiptarëve.

“Nuk kemi asnjë marrëveshje financuese,” tha Fuga në një përgjigje përmes aplikacionit Whatsapp.

“Herë pas here ata ofrojnë konsulencë falas. Ne s’paguajmë gjë. Taksapaguesit shqiptarë nuk paguajnë gjë,” shtoi ai, duke mohuar edhe ekzistencën e një marrëveshjeje të firmosur.

Tony Blair është kryeministri më jetëgjatë laburist i Britanisë së Madhe, i cili shërbeu nga viti 1997 deri në vitin 2007. /BIRN

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit