Gjykata e Lezhës ka vendosur masën e sigurisë për ish-policin e operacionales, i cili ndihmoi në arratisjen e Ervis Martinaj.
Jeton Lami, 28 vjeç u arrestua ditën e djeshme pasi ishte filmuar teksa po udhëtonte me të shumëkërkuarin e drejtësisë në Durrës. Lami ishte i fundit që e ka parë Martinajn që në 7 gusht, më pas ai u shpall në kërkim nga familjarët.
Agjenti u arrestua dje me akuzën se transportoi dhe ndihmoi Ervis Martinajn që të arratiset pasi e kërkonte jo vetëm policia, por edhe rivalët.
Lami e transportonte në këmbim të ryshfetit, pasi ky i fundit ka pasur informacion se ku ndodheshin postblloqet e policisë.