Gabriel Escobar i dërguari i SHBA për Ballkanin Perëndimor, ka thënë se sot ose nesër do të dalin në një deklaratë për mediat. Escobar bashkë me Miroslav Lajcakun do të udhëtojnë sot drejt Beogradit për takim me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.
“Unë vetëm dua të them që ne kemi marrë në konsideratë shqetësimet e kryetarëve. Misioni ynë vazhdon në Beograd. Unë shpresoj që ne do të jemi në gjendje të bëjmë një deklaratë në Beograd sot vonë apo nesër në mëngjes”, ka thënë Escobar.
Escobar dhe Lajcak gjatë qëndrimit në Prishtinë kanë takuar krerët e shtetit dhe partitë opozitare me të cilët kanë diskutuar për çështjen e reciprocitetit të targave dhe dokumenteve të hyrje-daljeve.